Basketbollisti kosovar, Edmond Azemi ka vizituar sot VV-në, me ç’rast ai i ka dhuruar një top të nënshkruar, kësaj partie.
Është lideri i VV-së, njëherit kandidati për kryeministër, Albin Kurti, ai që ka bërë një postim në FB rreth kësaj vizite të sportistit Azemi.
Postimi i Kurtit:
Do të shënojmë!
Edmond Azemi na vizitoi sonte. Evokuam shumë ndeshje historike të basketbollit vendor e ndërkombëtar dhe diskutuam për mbështetjen që ne duhet e do t’i japim basketbollit dhe sportit në përgjithësi. Me kaq shumë rini që kemi, sportit i nevojiten shumë më tepër investime. Bashkë me kryetarin e Qendrës sonë në Prishtinë dhe kandidatin tonë për deputet, Arben Vitia, e falënderuam Edmondin për mbështetjen e tij. Ai na e dhuroi një top të nënshkruar prej tij, dhe ne i premtuam që ditë më të mira po vijnë për fushën e sportit. Krejt dhe drejt do të shënojmë fitoren plebishitare me 14 shkurt.