Futbollisti i talentuar, Omer Bajraktari ka kompletuar transferimin tek Malisheva.
Bajraktari u largua nga Llapi U21, për t’iu bashkuar Malishevës, shkruan GazetaBlic Sport.
18 vjeçari shihet si një nga mbrojtësit më të talentuar në Kosovë.
Ja njoftimi i Malishevës:
“Omer Bajraktari do të veshë fanellën e FC Malisheva!
Kemi kënaqësinë të prezantojmë një nga futbollistët më premtues të futbollit tonë – mbrojtësin e krahut të majtë, 18-vjeçarin Omer Bajraktari.
Omeri është një futbollist shumë i talentuar, i formuar te Llapi dhe aktualisht pjesë e Përfaqësueses së Kosovës U19.
Besojmë fort se rruga e tij është e ndritur dhe me shumë potencial për të ardhmen.
Ky është një tjetër hap i rëndësishëm i klubit në drejtim të identifikimit dhe afrimit të talenteve të rinj, siç e kemi dëshmuar prej kohësh.
Omeri do të jetë një vlerë e shtuar për familjen tonë, dhe jemi shumë të lumtur që ka zgjedhur të jetë pjesë e rrugëtimit tonë.
Mirë se vjen në FC Malisheva, Omer”, shkruhet në njoftim.
/GazetaBlic Sport
The post Zyrtare: Omer Bajraktari transferohet tek Malisheva appeared first on GazetaBlic.