Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas ngritjes së aktakzuës nga Gjykata Speciale ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kryetarit të PDK’së, Kadri Veseli. Ai thotë se është shumë i indinjuar që po ngritët aktakuzë ndaj atyre që luftuan ndaj ferrit të Millosheviçit.
Rama shton se do të dalë nesër me një reagim publik për të gjithë shqipëtarët teksa ka lavdëruar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
‘’Qëkur e kam marrë lajmin e listës së Tribunalit Special dhe kam lexuar emrat e kriminelëve të supozuar të Luftës Çlirimtare të Kosovës, përpiqem po nuk arrij të formuloj fjalitë e duhura për të shprehur indinjatën time!’’, thotë ai.
‘’Do të shprehem publikisht nesër me një mesazh për të gjithë shqiptarët, por jam e do të jem deri në fund, në krah të të gjithë atyre që luftuan me armë për ta çprangosur Kosovën e burgosur në ferrin e Sllobodan Milosheviçit!’’, shton Rama.
‘’RROFTË KOSOVA dhe sot më shumë se kurrë NDERIM UDHËHEQËSVE TË LUFTËS ÇLIRIMTARE’’, përfundon kryeministri shqiptar. /Express/