Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe ish-presidenti Alfred Moisiu do të marrin pjesë në protestën që do të mbahet më 17 tetor në Tiranë, në përkrahje të krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë. Përkrah kësaj nisme qytetare dhe mbarëkombëtare janë bashkuar edhe udhëheqësit e komuniteteve fetare në Shqipëri.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të marrë pjesë në protestën që do të zhvillohet më 17 tetor në orën 17:00 në sheshin Skënderbej në Tiranë, në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Lajmi është bërë i ditur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, e cila thekson se kjo protestë do të jetë një akt solidariteti për ata që luftuan për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës.
Pjesëmarrja e Edi Ramës i jep protestës një tjetër peshë politike, duke shënuar herën e parë që një kryeministër shqiptar i bashkohet një proteste publike në mbështetje të të akuzuarve nga Gjykata Speciale e Hagës. Kujtojmë se një ditë më parë përmes një postimi në rrjete sociale Edi Rama u bëri thirrje të gjithë shqiptarëve që ti bashkohen protestës.
Rama: Mijëra zemra do të bashkohen më 17 tetor për të kërkuar njëzëri DREJTËSI PËR ÇLIRIMTARËT
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka konfirmuar pjesëmarrjen dhe ka paralajmëruar bashkimin e shqiptarëve nga të gjitha trojet në protestën e 17 tetorit, që do të mbahet në orën 17:00, në kërkim të “DREJTËSISË PËR ÇLIRIMTARËT” – për krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen në Hagë.
Me kënaqësi dhe i nderuar t’u bindem organizatorëve për ta postuar këtë ftesë-thirrje🥁LIRIA KA EMËR.Nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, diaspora e çdo cep i trojeve shqiptare — mijëra zemra do të bashkohen këtë të premte, më 17 tetor, ora 17:00, për të kërkuar njëzëri DREJTËSI PËR ÇLIRIMTARËT.
Ali Ahmeti fton shqiptarët nga të gjitha trojet në protestën kundër Speciales
Krahas Ramës i pranishëm do të jetë edhe ish-presidenti shqiptar Alfred Moisiu i cili do të mbajë fjalim. Kështu ka bërë të ditur Kryetari i OVL-UÇK, Hysni Gucati në konferencën për media.
Përkrahje kanë dhënë edhe përfaqësues të lartë të komuniteteve fetare në Shqipëri. Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj (Baba Mondi), deklaroi se Bektashinjtë do të jenë në protestë në mbështetje të atyre që “luftuan për liri dhe paqe”.
“Siç e dimë, të premten do të zhvillohet një protestë kundër dënimit të atyre që u sakrifikuan për atdheun. Luftëtarët e UÇK-së meritojnë përkrahje. Ne si Bektashinj do të jemi aty, me zemër e shpirt, derisa drejtësia të vihet në vend”, u shpreh Baba Mondi.
Edhe Myftiu i Tiranës, Bilal Teqja, konfirmoi praninë e tij në protestë.“Ne mbështesim çdo luftëtar të lirisë, çdo njeri që dha gjithçka për një Kosovë të lirë. Thërras të gjithë myslimanët të jenë të pranishëm në protestë. Edhe unë vet do të jem aty”, deklaroi Myftiu Teqja.
“Jam UÇK”! Protesta në Tiranë, Moisiu: Po mbahen padrejtësisht në burg
60 autobusë do të shkojnë prej Kosovës drejt Tiranës të premten.
Kjo për të protestuar kundër Gjykatës Speciale.
Kështu ka thënë Hysni Gucati.
“Mbi 60 autobusë i kemi të konfirmuar, duke falënderuar kryetarët e komunave që na kanë mundësuar transportin për veteranë, fëmijë të dëshmorëve e invalidë. Kemi lajmëru institucionet që kërkojmë ndihmën e tyre me ardh, protesta ka karakter kombëtar. Ne po shkojmë aty ku u formu Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Pa popullin nuk do të kishim mundur me bo luftën. Unë besoj që do të iu njoftojmë mediave. Besoj do të ketë, por nuk kem afat, nuk do të ndalemi, kur do ta bëjmë nuk e di. Në Kosovë nuk do të mbahet për momentin, në vende të ndryshme po”, tha Gucati.
Protestë e madhe në Tiranë kundër Gjykatës Speciale, 60 autobusë veç nga Kosova