Edi befason ndjekësit me postimin e fundit

Ish- banori i Big Brother Vip Kosova, Edi Kuçi kohën e fundit dukshëm ka shtuar paraqitjet e tij në rrjetet sociale.

Megjithatë, këtë herë ai befasuar me postimin e radhës që ka bërë në rrjetet sociale.

“Një javë ata më duan mua, një javë më urrejnë. Bashkë, për këto javë unë bëjë para”, thotë thënia që Edi ka shpërndarë në llogarinë e tij në Instagram.

Nuk dihet se në drejtim të kujt e ka hedhur këtë “porosi” Edi, megjithatë të njëjtit dukshëm i ka rënë vëmendja që pas përfundimit të rrugëtimit të tij në Big Brother Vip Kosova.