Yann Sommer, Thibaut Courtois dhe Jan Oblak janë mes 10 kandidatëve për trofeun “Yashin”, viti 2025. Ky çmim jepet nga “France Football” për portierin më të mirë të sezonit. Prania e tyre ka surprizuar, duke pasur parasysh se Interi, Real Madridi dhe Atletico Madridi nuk fituan trofe sezonin e fundit. Megjithatë, performancat individuale të shkëlqyera të këtyre portierëve bindën jurinë që t’i përfshinte në këtë listë prestigjioze.
Ndër të nominuarit bie në sy edhe David Raya i Arsenalit, por favoriti i madh për triumf mbetet Gianluigi Donnarumma. “Gardiani” i PSG ka zhvilluar një sezon absolutisht të jashtëzakonshëm, të kurorëzuar me fitimin e Champions League dhe Ligue 1.
Kjo është lista e plotë e finalistëve për trofeun “Yashin” 2025:
Gianluigi Donnarumma (PSG)
David Raya (Arsenal)
Jan Oblak (Atletico Madrid)
Thibaut Courtois (Real Madrid)
Yann Sommer (Inter)
Matz Sels (Nottingham Forest)
Emiliano Martínez (Aston Villa)
Lucas Chevalier (Lille)
Yassine Bono (Al Hilal)
Alisson Becker (Liverpool)
Fituesi i trofeut “Yashin” do të shpallet gjatë ceremonisë së “Topit të Artë”, e cila do të mbahet më 22 shtator në Paris.
The post Edhe Sommer mes finalistëve për trofeun “Yashin”, por favorit është Donnarumma appeared first on Telesport.