Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Arbërie Nagavci ka njoftuar i kanë ofruar Vjosa Osmanit nënshkrimet e nevojshme për kandidaturën e saj, po sipas saj, ajo e ka refuzuar këtë ofertë.
Mirëpo, edhe pas këtij refuzimi, Nagavci në konferencë për media tha se janë të hapur sërish për bashkëpunim.
“Jemi të gatshëm për zgjedhje të reja, përkundër që ky nuk është vullneti ynë dhe në këtë situatë sigurisht se jemi të hapur për bashkëpunim edhe me zonjën Osmani”, u shpreh ajo.










