Një nxënëse japoneze që kishte dorëzuar fletën e testit të zbrazët, ka arritur të merr notën më të lartë pasi që arsimtari i saj zbuloi se ajo e kishte shkruar me një ngjyrë të padukshme.
Eimi Haga kishte përdorur teknikën e ninxhave e njohur si “aburidashi”, duke kaluar orë të tëra duke shtypur farat e sojës për të bërë ngjyrën e padukshme, transmeton Telegrafi.
Shkronjat u shfaqën vetëm atëherë kur arsimtari e ngrohu letrën afër një metali shumë të nxehtë.
“Është diçka që kam mësuar nga librat qysh kur isha e vogël”, ka deklaruar Haga.
Ajo ka pranuar se gjithmonë kishte qenë e dhënë pas rrëfimeve të agjentëve të fshehtë të ninxhave që dikur në Japoni përdoreshin për misione të ndryshme./Telegrafi/