Partia e re e cila që një kohë të gjatë është paralajmëruar këtyre ditëve pritet të nisë aktivitetet.
Ajo është emërtuar si Partia e Popullit (PP) si partie konservatore e qendrës së djathtë, e cila siç thuhet ka si objektiv themelor garantimin dhe respektimin e lirive dhe të drejtave bazë të shqiptarëve dhe qytetareve te tjere si dhe promovimin e vlerave tjera.
Udhëheqës i këtij subjekti politik do të jetë Xhelil Bajrami, ish Ministri i Ekologjisë gjatë qeverisjes së PDSH-së. Por në radhët e saj pritet të bashkëngjiten edhe emra tjerë.(INA)