Edhe Jehona Lushaku-Sadriu qe u zgjodh deputete nga rradhët e LDK-së, i ka thënë JO Kurtit, pasi ky i fundit dërgoi letër për Kryetarin e kësaj partie Lumir Abdixhiku për takim.
Lushaku-Sadriu ka thënë se Kurti po provon t’i përçaj e etiketoj deputetët që nuk e votojnë atë për Kryeministër.
E plotë:
Albin Kurti ka dëshmuar se ishte përçarësi më i madh politik në hapësirën mbarëshqiptare. Qasja e tij arrogante dhe përjashtuese ka dëmtuar komunikimet normale politike ndërpartiake në vend.
Tani, kur si parti fituese nuk arrinë të konsolidojë shumicën dhe kur edhe komunitetet jo-shumicë kanë ndalur bashkëpunimin, Albin Kurti përsëri zgjodhi të akuzojë partitë opozitare pse, sipas tij, nuk e ndaluan ndikimin serb në politikën e vendit.
E paskrupullt ishte kjo përpjekje për të shpallur fajtorë, për t’i përçarë e etiketuar të gjithë të tjerët, veç VV-së.
Nga akuzat e djeshme, te oferta për tu takuar sot për bashkëpunim, kjo qasje është e padenjë për demokracinë, e dëmshme për kulturën politike dhe përfaqësimin e qytetarëve.