Edhe një person ka vdekur nga koronavirusi në Kosovë. Këtë e ka bërë të ditur Klinika Infektive.
Sipas njoftimit, viktima është nga Komuna e Ferizajt dhe i njëjti është hospitalizuar më 12 prill.
Njoftohet gjithashtu se viktima ka pasur edhe sëmundje tjera përcjellëse.
“Klinika Infektive e QKUK-së njofton se sot më 17. 04. 2020 ka përfunduar me vdekje pacienti S.M. nga Komuna e Ferizajt. Pacienti është hospitalizuar në Klinikën Infektive me datën 12.04.2020, i referuar nga Qendra e Mjekësisë Familjare –Ferizaj. Pacienti ka qenë në gjendje të rëndë që nga pranimi në Klinikën Infektive, testi për SARS-CoV- 2 ka rezultuar pozitiv dhe përveç sëmundjes COVID-19 ka pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese. Kjo është vdekje e dymbëdhjetë nga Virusi Korona Covid-19 në Kosovë”, thuhet në njoftim.