Në përfundim të mandatit të tij si kryeministër, Albin Kurtit po “planifikon” t’ia lë edhe një dhuratë qytetarëve të Kosovës.
Bordi i Zyrës së Rregullatërorit të Energjisë Elektrike (ZRrE) i propozuar nga Qeveria Kurti 2 pritet që deri në fund të muajit mars të vendos lidhur me shtrenjtimin e energjisë elektrike për 35%, shkruan Demokracia.com.
Kjo do të ishte hera e tretë që Bordi i ZRrE-së i Qeverisë Kurti të vendosë për shtrenjtimin e energjisë elektrike. Vendime të tilla ky bord i kishte marrë edhe në vitin 2022 dhe 2023.
Këto rritje të çmimit të energjisë elektrike nuk ishin kundërshtuar nga kryeministri Albin Kurti, por përkundrazi, këto vendime ishin mbrojtur në Kuvendin e Kosovës.
Nuk e dinim se dikur gjithçka ishte më lirë derisa erdhi Albin Kurti me faturat e shtrenjta
Kurti kishte braktisur premtimet si kandidat për kryeministër se kur të vinte në pushtet, ai do ta ulte çmimin e energjisë elektrike.
“Ne do ta synojmë uljen e energjisë elektrike, sepse është tepër shtrenjtë kur rrimë mbi gjithë këtë energji që kemi. Shumë kemi kapacitet”, premtonte Kurti më 26 tetor 2019 në fushatën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për Kuvendin e Kosovës, në të cilat zgjedhje Lëvizja Vetëvendosje doli si subjekti i parë politik pas 15 viteve të opozitarimit, shkruan Demokracia.com.
Por, brenda një kohë të shkurtër nga ardhja në pushtet, jeta e qytetarëve të Kosovës filloi të rëndohej dukshëm me çmimet e larta të faturave të energjisë elektrike apo për shportën e shpenzimeve mujore, duke detyruar ata që të hyjnë në kredi për të përballuar koston e jetesës.
2022 – SHTRENJTIMI I PARË I ENERGJISË ELEKTRIKE
Premtimin e madh se me ardhjen e Vetëvendosjes në pushtet çmimi i energjisë elektrike dhe shportës mujore do të lirohet, Kurti e braktisi sapo u rehatua në zyrën e tij në Qeveri.
Këtë rehati, Kurti nuk e prishi kur qytetarët i kërkonin atij që të ndërhynte dhe të mos lejonte rritjen e energjisë elektrike mbi 100%. Ai nuk u shfaq për ta mbajtur premtimin, por shtrenjtimin e çmimit e arsyetoi duke thënë se “aq lirë ka qenë energjia elektrike sa qytetarët nuk e kanë ditur se sa e paguajnë”.
“Kurrë nuk ka pasur numër më të madh të qytetarëve të Kosovës se sa në këto 4 vjetët e fundit që nuk e dinë se sa paguajnë për energjinë elektrike. Aq lirë ka qenë sa nuk e kanë ditur se sa paguajnë. Në historinë e Kosovës, numër më të madh të qytetarëve që nuk e kanë ditur se sa e ka pasur faturën s’ka pasur ndonjëherë. S’po them që janë shumica të tillë, por numër më të madh s’ka pasur ndonjëherë”, është shprehur Kurti.
2023 – SHTRENJTIMI I DYTË I ENERGJISË ELEKTRIKE
Shtrenjtimi i energjisë elektrike i vitit 2022 nuk u ndalë me aq. Vetëm një vit më vonë, shtrenjtimit mbi 100% iu shtua edhe një rritje tjetër e tarifave të energjisë elektrike prej 14%.
As në këtë rast, kryeministri Kurti nuk shfaqi as kundërshtimin më të vogël.
Kurti që protestonte kundër tarifave të energjisë elektrike, që pasi erdhi në pushtet i quante tepër të lira që qytetarët nuk e dinin se ekzistonin, e arsyetoi rritjen e dytë të çmimit të energjisë elektrike duke thënë se nuk ndërhyn në punën e institucioneve të pavarura, siç është Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE).
“Ministrat e linjës kanë komunikuar dhe janë dakorduar dhe i kanë dhënë rekomandimet e tyre ZRrE-së në bashkëpunim me KEK-un sa i përket sektorit të energjisë e në veçanti sa i përket çmimeve të energjisë elektrike. Çka zotohem është se në njërën anë nuk ju ndërhyjmë punës së institucioneve të pavarura për në anën tjerr do të bëjmë që t’ju lehtësojmë barrën qytetarëve me çmimet dhe sigurimin e energjisë sa më stabil”, deklaronte Kurti. / Demokracia.com /.
“Nuk e di se si do t’ia dalim”, kosovarët përgatiten për shtrenjtim të mundshëm të rrymës