Treni ka goditur pasditen e së premtes një veturë në Zonën Industriale në Prishtinë.
Klankosova.tv ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, aty ka dalë edhe autoambulanca.
Për më shumë detaje lidhur me rastin, Klankosova.tv ka kontaktuar Policinë e Kosovës dhe është në pritje të një përgjigjeje zyrtare.
Një aksident i ngjashëm ka ndodhur sot edhe në fshatin Baincë të Lipjanit, ku një tren ka goditur një veturë tjetër.



 
															






