Edhe Nisma në mbështetje të protestës së veteranëve kundër Speciales

Përveç AAK-së dhe PDK-së edhe Nisma Socialdemokrate ka shprehur mbështetjen e plotë për protestën e organizuar nga kategoritë e dala nga lufta, përcjell KosovaPost.

Fatmir Limaj përmes një postimi në Facebook, thotë se e tij rreshtohet krah për krah me organizatat që përfaqësojnë ata që kontribuuan në luftën çlirimtare të UÇK-së.

“Ne besojmë se e drejta është në anën tonë dhe se lufta e UÇK-së ka qenë e pastër, çlirimtare dhe thellësisht e drejtë. NISMA do të jetë gjithmonë në mbështetje të përpjekjeve që synojnë ruajtjen e vlerave të luftës, si dhe dinjitetin e të gjithë atyre që dhanë kontribut për lirinë dhe pavarësinë e Republikës së Kosovës”, thuhet në postim.

Protesta kundër Gjykatës Speciale do të mbahet më 7 gusht duke filluar nga ora 17:00 në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

May be an image of text that says 'PROTESTE KUNDER PADREJTESISE! UCK Ç ንዝን aLHS7 ONE 7 GUSHT ORA 17:00 CLIRIMTARE E Sheshi "Skënderbeu", Prishtinë ORGANIZOHET NGA E DALA NGA LUFTA E UÇK-SẼ'

The post Edhe Nisma në mbështetje të protestës së veteranëve kundër Speciales appeared first on Kosovapost.net.