Përfaqësuesja e Lartë e BE’së, Frederica Mogherini, me sa duket nuk ka marrë ndonjë ftesë personale për samitin e Berlinit , ku në fokus të bisedave do të jetë procesi ndërmjetës i të cilit ka qenë dialogu ndërmjet Serbisë e Kosovës, njofton Radion Evropa e Lirë në gjuhën serbe duke u thirrur në burime të besueshme në Bruksel, shkruan foNet.
Mogherini, megjithatë, do jetë e pranishme në takimin që do mbahet në kryeqytetin gjerman, por si zëvendësim për presidentin e Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker.
Burime të besueshme thanë se presidenti i Komisionit Evropian është i vetmi zyrtar i Brukselit i ftuar nga organizatori në takimin e të hënës.
“Presidenti Juncker nuk është në gjendje të marrë pjesë në një takim, dhe kjo është arsyeja pse Mogherini vjen për të,” tha burimi.
Pala evropiane gjithashtu konfirmoi se Presidenti i Komisionit Evropian nuk mund të marrë pjesë në tubim, por të dërgojë Mogerinin si zëvendësim.
“Për shkak të kufizimeve që janë shkaktuar nga një axhendë të ngjeshur, Presidenti i Komisionit Evropian Junker nuk do të jetë i pranishëm. Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Mogherini do të përfaqësojë Komisionin Evropian”, tha në një përgjigje të parashtruar me shkrim , zëdhënësja e Komisionit Evropian Mina Andeve.
Kujtojmë se takimi në Berlin mbahet të hënën më 29 prill.