Edhe Marquinhos “heq qafe” Donnarumma: Lojtar i shkëlqyer, por ky është futbolli

Në prag të Superkupës së UEFA-s, kapiteni i PSG, Marquinho, foli për çështjen e mprehtë të krijuar rreth portierit Gigio Donnarumma. Ai dha mendimin e tij për këtë çështje: “Ne e njohim futbollin. Situata gjatë merkatos është e vështirë”.

Ai ishte një lojtar i shkëlqyer për ne. Kemi qenë bashkë për shumë vite, ai i dha shumë PSG-së duke treguar respekt të madh për klubin. Ai është një njeri i shkëlqyer dhe një legjendë e këtij klubi, por futbolli është i tillë”, tha Marquinhos.

Këto janë vendime që janë marrë, nuk e dimë se mbi çfarë bazoheshin diskutimet. Kam qenë këtu për 12 vjet dhe shumë miq janë larguar, ndërsa të tjerë kanë ardhur. Ndërsa janë këtu, duhet ta respektojnë klubin, pastaj kur të vijë koha për të ikur, thonë faleminderit”, shtoi braziliani.

Në fund, Marquinhos tha: “Pavarësisht nëse Gigio largohet apo qëndron, ne do të jemi gati ta mirëpresim përsëri ose t’i themi lamtumirë. Tani kemi ndeshjen ndaj Tottenham dhe të përqendrohemi aty, të bindur se mund ta sjellim në shtëpi trofeun”.

The post Edhe Marquinhos “heq qafe” Donnarumma: Lojtar i shkëlqyer, por ky është futbolli appeared first on Telesport.