Në spektaklin e së premtes në Big Brother VIP Kosova 4, u transmetua një klip ku banorët diskutonin hapur për temën e familjes dhe krijimin e saj. Biseda prekëse solli reagime të shumta, ndërsa opinionistja e programit, këngëtarja e njohur Leonora Jakupi, vendosi të ndajë edhe një përvojë personale.
Gjatë diskutimit mbi paragjykimet shoqërore, Leonora u përfshi duke treguar se edhe vetë ka qenë shpesh në qendër të gjykimeve për shkak të statusit të saj familjar. Ajo rrëfeu se presioni dhe pyetjet e vazhdueshme janë bërë pjesë e përditshmërisë së saj.
“Personalisht për veten time shpesh jam gjykuar: pse s’po martohesh? Pse s’po krijon familje? Pse s’ke fëmijë?”, tha ajo.










