Pas Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) edhe Lidhja Demokratke e Kosovës (LDK) ka paralajmëruar dërgimin në Gjykatën Kushtueset të dy ligjeve; Ligjit për për Këshillin Prokurorial (KPK) dhe atë të Komisionit të Pavarur të Mediave (KPM).
Sikurse dhjetë rastet e kaluara, LDK-ja beson se edhe këto dy ligje do të dalin në kundërshtim më Kushtetutën.
“Mospërputhja, ndërsa, me direktivat e Bashkimit Evropian, e të dy ligjeve në fjalë, është shmangie vlerore e orientimit tonë euro-atlantik, një praktikë tashmë e zakontë e pushtetit popullist që udhëhiqet nën logjikën e të majtës ekstreme. LDK-ja as nuk pranon e as nuk toleron tendencën e kapjes së drejtësisë dhe të mediave. Demokracia si vlerë e si praktikë, për ekstremistët e majtë mund të jetë e rëndë, por për Republikën e Kosovës është e shenjtë.
Prandaj, që nga sot, ekipet tona punuese, kanë nisur hartimin e lëndëve përkatëse për Gjykatën Kushtetuese, me bindjen e plotë, se sikurse në dhjetë rastet e kaluara kundërkushtetuese edhe dy ligjet e sotme do të marrin të njëjtin përfundim”, thuhet në njoftimin e LDK-së.