Jo vetëm Marc-Andre ter Stegen, por edhe Andreas Christensen. Të dy lojtarët nuk pranoj të largohen nga Barcelona dhe kërkojnë të respektojnë kontratën aktuale deri në fund të saj.
Drejtuesit e Barcelonës e kishin konsideruar të lehtë dhe që s’do kishin asnjë problem me largimin e Andreas Christensen këtë verë, por në fakt nuk por rezulton aspak kështu.
“Sport” raporton se Christensen iu ka treguar drejtuesve të Barcelonës që nuk e mendon largimin, para qershorit të vitit 2026, kohë kur i skadon kontrata. Edhe pse danezi nuk është në planet e Hansi Flick, ai është i bindur në qëndrimin e tij. Arsyeja? Fare e thjeshtë, paga e majme që merr aktualisht te Barcelona.
Për të ka pasur interes nga disa klube të njohura në Europë, por janë tërhequr pikërisht për shkak të pagës së majme që kërkon danezi. Të vetmet klube që mund të plotësojnë kushtet e tij financiare, janë ato arabe, por mbrojtësi nuk pranon transferimin atje.
The post Edhe futbollisti tjetër “kopjon” Ter Stegen, nuk pranon të largohet nga Barcelona appeared first on Telesport.