Edhe djali i Blerim Haxhiajt të RTK-së merr 11 mijë euro fond nga Hajrulla Çeku, njofton Lirim Mehmetaj

Gazetari Lirim Mehmetaj raportoi se djali i Blerim Haxhiajt – gazetari i RTK-së që intervistoi me ledhati Albin Kurtin – ka marrë 11 mijë euro fond nga Ministria e Kulturës që udhëhiqet nga Hajrulla Çeku.

Pas 100 mijëshes që mori Haxhiaj, tash del që edhe i biri, Glauk Haxhiaj ësht shpërblyer me 11 mijë euro fond – sipas dokumenteve që nxori Lirim Mehmetaj:

“Paramendo, djali i Blerimit, Glauku, e kish kap një 11 mijëshe. Edhe ai me OJQ kishe. Edhe ai nga Ministria e Kulturës. A dini rast tjetër ku edhe baba edhe djali kapin fonde në thirrjen e njëjtë të ministrisë? Jo nuk dini valla. Me pyet ketë Blerimin garant thotë “çka din fmija çka janë 11 mijë euro””, shkroi Mehmetaj.