Është konfirmuar edhe zyrtarisht dëshmia pro Hashim Thaçit e ish-gjeneralit amerikan të NATO-s, Wesley Clark.
Radio Dukagjini ndërkohë ka mësuar se dëshmitar pro Thaçit në Hagë, po ashtu do të jetë edhe ish-i dërguari special i ShBA-së për Kosovën, Christopher Hill, i cili ishte i përfshirë drejtpërdrejt edhe në negociatat për Marrëveshjen e Rambujesë.
Hill ishte angazhuar si pjesë e ‘Grupit të Kontaktit’ për të gjetur një zgjidhje paqësore mes Kosovës dhe Serbisë gjatë takimeve në Rambuje të Francës.
Diplomati amerikan shërbeu së fundmi si ambasador në Serbi, në Irak, Kore, Poloni, Maqedoni e Shqipëri si dhe si ndihmës sekretar shteti për Azinë Lindore dhe Paqësorin dhe si kreu i delegacionit amerikan në bisedimet gjashtë-anëtarëshe për Korenë e Veriut.
Hill ka fituar çmime të shumta përfshirë Çmimin “Robert Fraser” për Negociatat e Paqes dhe Çmimin e Sekretarit të Shtetit për Shërbim të Shquar.
Gjenerali Wesley Clark konfirmohet edhe zyrtarisht si dëshmitar në anën e Hashim Thaçit
Ish-komandanti i NATO, gjenerali Wesley Clark, është konfirmuar si dëshmitar i mbrojtjes së ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit
Gjenerali amerikan që udhëhoqi fushatën 78-ditorëshe të bombardimeve kundër çarqeve të Ish-Jugosllavisë është konfirmuar zyrtarisht se do të jetë dëshmitar.
Në dokumentin e publikuar, mbrojtja thekson se Clark ka marrë miratimi e qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të dëshmuar në Hagë.
“Në përputhje me Urdhrin e Trupit Gjykues të 2 shtatorit 2025, mbrojtja e z. Hashim Thaçi njofton se është marrë miratimi nga qeveria e Shteteve të Bashkuara (“Ofruesi i Rregullit 107”), që autorizon deklaratën2 dhe dëshminë e dëshmitarit të saj të fundit, 1DË-007, Gjeneral Ëesley Clark”, thuhet në dokument.










