Edhe Amerika e konfirmon se ndihmat me armë për Ukrainën kanë rifilluar

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë rifilluar plotësisht shkëmbimin e inteligjencës me Ukrainën dhe ndihmat ushtarake për Kievin.

Kjo sipas një zyrtari amerikan ka ndodhur pas takimit të së martës mes përfaqësuesve të ShBA-së dhe Ukrainës në Arabinë Saudite.

Paketa ushtarake përfshinë armë anti-tank e municione për sistemin raketor HIMARS, të cilat po dërgohen sërish në Ukrainë, si pjesë e paketave të miratuara nga administrata Biden, shkruan CNN.

Këto dërgesa u ndaluan pas takimit katastrofik në Shtëpinë e Bardhë midis presidentit amerikan Donald Trump, zëvendëspresidentit JD Vance dhe presidentit të Ukrainës Volodomyr Zelensky.

Disa nga këto armë mbaheshin në Poloni para se të hynin në Ukrainë. Të martën mbrëma, Sekretari i Shtetit i Polonisë në Ministrinë e Mbrojtjes Kombëtare, Pawel Zalewski, tha në rrjetet sociale se armët në Rzeszow pranë kufirit me Ukrainën kanw nisur përsëri të lwvizin pwr nw Ukrainw.

Kontraktorët amerikanë që janë në Ukrainë për të ndihmuar me mirëmbajtjen, trajnimin dhe mbështetjen në sistemet më komplekse të armëve të vendit kanë rifilluar gjithashtu punën e tyre.