Edhe Akira e Aldos mendon së Gjesti e fiton Big Brother

Aldo Marku ka vetëm pak ditë që ka dalë nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 4”

Ish-banori ka dhënë intervista të ndryshme në Top Channel apo Top Albania Radio, ku ka folur rrugëtimin e tij në këtë reality show apo ka komentuar banorët dhe ngjarjet më të bujshme të ndodhura aty brenda.

Por jo vetëm kaq, pasi Aldo ka qenë aktiv edhe në profilet e tij në rrjetet sociale. Madje nuk kanë munguar as postimet me të voglën e tij, Akira, e cila ka marrë shumë vëmendje me dy hyrjet e saj në shtëpinë e BBV 4.

Aldo ditën e sotme ka postuar në “Instastory” një video ku shfaqet vajza e tij dhe ai i bën një pyetje.

“Akira hajde të të bëj një pyetje, kush e fiton Big Brother?”, e pyeti ish-banori të bijën.

“Gjesti”, tha Akira, ndërkohë Aldo ia pret:

“Gjesti? Ok”.

Ndërkohë krahas kësaj videoje Marku ka shkruar “U kry çdo sen”, duke e shoqëruar me një emoji duke qeshur si dhe duke etiketuar Gjestin.