Edhe 7 të vdekur dhe 304 të prekur nga koronavirusi në Serbi

Në Serbi deri të shtunën në ora 15:00 janë regjistruar 5994 raste me të prekur nga koronavirusi, është bërë e ditur nga mediat beogradase.

Numri i të prekurve nga Covid-19 është rritur për 304 persona në 24 orët e fundit, ndërsa kanë vdekur si pasojë e këtij virusi edhe shtatë persona. Në Serbi deri më tani kanë vdekur 117 persona nga koronavirusi.

Në 24 orët e fundit janë testuar 3462 persona, kurse janë hospitalizuar gjithsej 3853 pacientë. Në respiratorë janë 126 pacientë, ka njoftuar Zëri i Amerikës në gjuhën serbe.

Gjithsej janë testuar mbi 36 mijë persona kurse janë shëruar 637 persona.