Ministri i Shëndetësisë në detyrë Arben Vitia ka njoftuar për 37 raste të reja me koronavirus në Kosovë duke e çuar në 547 numrin e të infektuarve.
Ai po ashtu ka njoftuar se janë shëruar 21 të shëruar, në total 123.
Njoftimi i tij:
Të dashura qytetare e qytetarë,
Shpresoj që secila e secili prej jush të jeni duke e përballuar këtë situatë të panatyrshme e të vështirë.
Sot janë realizuar 353 testime. Qytetarët tanë që rezultuan të infektuar me Covid-19 sot janë 37.
Është inkurajuese se nga disa Komuna si Malisheva, Ferizaj dhe Suhareka, si vatra te infeksionit për disa ditë, sonte nuk ka asnjë rast.
Në anën tjetër kemi 21 të shëruar dhe në total tani numri i të shëruarve shkon në 123.
Por, kemi vatra ose shtim të numrit në disa lokalitete të reja. Ata presupozohet që e kanë marrë këtë virus të paktën 2 javë më herët, pra në fillim të prillit, nga kontaktet e tyre.
Masat mbrojtëse janë përnjëmend shpëtim. Distanca e ruajtur dhe me miqtë apo të afërmit është përnjëmend mbrojtje. Nuk koritemi nëse i bëjmë zakone këto rregulla shëndetësore. Përkundrazi i mbrojmë familjarët dhe miqtë.
Deri më sot specialistët kanë testuar 5009 mostra.
Sonte u testuan 353.
Nesër plani i tyre vijon me rastet e gjurmuara
Puna po vazhdon akoma??
QËNDRONI NË SHTËPI, KJO UA SHPËTON JETËN!
MBANI DISTANCË SOCIALE PËR 2 METRA!
NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!
#mantilbardhet