Edhe 180 mln euro në lojë, Liverpool shpreson për dy blerje të fundit

Alexander Isak dhe Marc Guehi janë dy objektivat e Liverpool deri në orët e fundit të merkatos së verës.

Sipas Florian Plettenberg, drejtuesit e klubit anglez kanë arritur marrëveshjet personale me të dy lojtarët, por problemi janë klubet e tyre respektive, Newcastle United dhe Crystal Palace, që kanë pretendime të tjera.

Liverpool pritet të kushtojë 130 milionë euro, kurse mbrojtësi rreth 50-60 milionë euro.

Merkatoja e “Të kuqve” ka qenë spektakolare këtë vit, me emra si Jeremie Frimpong, Florian Wirtz, Milos Kerkez dhe Hugo Ekitike.

The post Edhe 180 mln euro në lojë, Liverpool shpreson për dy blerje të fundit appeared first on Telesport.