Edhe 10 ditë deri te shtrenjtimi i rrymës, për herë të tretë nën qeverisjen e Kurtit

Paralajmërimi për rritjen e tarifave të energjisë elektrike vuri në lëvizje aktivistë që po duan ta ndalojnë këtë, pasi thonë se rëndohet jeta e kosovarëve.

Zyra e Rregullatorit të Energjisë pret komente për këtë deri më 28 mars, çka do të hasë në revoltë.

Luan Hasanaj, iniciues i kampanjës me moton “Asnjë cent më shumë”, tha se vendimi për shtrenjtimin e rrymës do të ketë efekt zinxhiror të ngritjes së çmimeve në pothuajse çdo produkt.

Ai ndërmori nismën “Asnjëcentmashumë”, hapi peticion online, por nuk përjashton as protestat.

Kjo pasi sipas tij, rritja prej 15% e rrymës do të shkojë veç për mbulimin e humbjeve të vitit të shkuar.

Shtrenjtimin e kundërshtojnë edhe përfaqësuesit e bizneseve, për të cilët rritja s’ka arsye.