Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi që i njëjti me armë zjarri kishte shtënë në një qen endacakë dhe e kishte vrarë atë, transmeton “Zëri.info”.
Sipas policisë me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.“Fshati Zerovniva, Zveçan 20.01.2019 – 10:13. Është arrestuar i dyshuari K-Serb për shkak se kishte shtënë me armë dhe e kishte vrarë një qen endacak. Nga i dyshuari është konfiskuar një pushkë e gjuetisë e markës Zastava 8X57mm. në konsultim me prokurorin i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë. /ZËRI