Analisti politik, Imer Mushkolaj, ka thënë se dorëheqja e Isa Mustafës nga kryetari i LDK-së, siç ka thënë ai, ka qenë e vonuar.
Mushkolaj për “Expose” – prodhim i GazetaBlic, ka thënë se kjo LDK, sipas tij, është produkt i Mustafës prej mënyrës së menaxhimit.
“Dorëheqja është jashtëzakonisht e vonuar, pytja ime është që nëse do të merrte 21 për qind a do të jepte dorëheqje z. Mustafa, unë nuk besoj se do të jepte dorëheqje. Kjo LDK është produkt i Isa Mustafës, prej mënyrës se si e ka menaxhuar. Jo shumë duhet të dalloj mënyra se si duhet të veprojë PDK-ja. Mos të harrojmë se votat që i mori PDK-ja, ishin të përqendruara në rajonin e Drenicës, jo për shkak të z. Hoxhaj, por për shkak të Sami Lushtakut”, ka shtuar ai.