Scott McTominay ka rilindur pas transferimit nga Manchester United te Napoli. Mesfushori portugez ishte një nga protagonistët kryesor në suksesin e Napolit gjatë sezonit të kaluar, ku fitoi titullin në Serie A.
Edhe këtë sezon, McTominay duket në formë të mirë, gjë që ka ngjallur interesimin e shumë klubeve të mëdha. Mediet spanjolle raportojnë se skocezi ka përfunduar në radarin e Barcelonës.
Klubi katalanas e ka vendosur si prioritet transferimin e McTominay gjatë verës së ardhshme. Megjithatë, transferimi i tij nuk do të jetë aspak i lehtë. Napoli mund të heq dorë prej mesfushorit skocez për shifrën 80 milionë euro.
Një shifër e vështirë për t’u përballuar nga financat aktuale të Barcelonës, por situata mund të ndryshojë deri në verë.
The post E vështirë, por jo e pamundur… Barcelona kërkon futbollistin më të mirë të Napolit appeared first on Telesport.










