“E vështirë për ata?”, Maresca injoron dy yjet e ekipit: Babai im ka bërë peshkatarin për 50 vjet

Axel Disasi dhe Raheem Sterling nuk janë më pjesë e projektit të Chelsea-t. Të shtyrë drejt një largimi gjatë merkatos së fundit, mbrojtësi francez dhe sulmuesi anglez nuk arritën të gjenin blerës dhe tani e gjejnë veten jashtë planeve të skuadrës.

Një situatë delikate, e cila ka bërë që Shoqata e Lojtarëve të Premier League t’u ofrojë mbështetje dy lojtarëve.

Pavarësisht kritikave, trajneri Enzo Maresca mbrojti qëndrimin e klubit, duke theksuar se kjo është një praktikë e zakonshme në futbollin modern:

“Nuk është vetëm Chelsea: ndodh në çdo klub në botë. Kur, për arsye të ndryshme, lojtari dhe klubi nuk mund të arrijnë një marrëveshje, lojtari vihet në një pozicion për t’u stërvitur, por nëse nuk je pjesë e ekipit, nuk je pjesë e ekipit”, shpjegoi ai në një konferencë për shtyp.

Më pas Maresca shtoi një krahasim personal:

“Babai im është 75 vjeç dhe ka qenë peshkatar për 50 vjet. Kjo është e vështirë: jo të jesh utbollist. E di që nuk është e këndshme për Raheem dhe Axel.

“Ka arsye të ndryshme, por kjo është situata. Klubi ende po u jep atyre mundësinë të punojnë në mënyrën e duhur, dhe kjo është e gjitha që mund të them”.

Prandaj, për Disasi dhe Sterling, e ardhmja mbetet e pasigurt: jashtë planeve teknike, por ende të lidhur kontraktualisht me klubin e Stamford Bridge, ata do të duhet të presin për mundësi të reja transferimi për t’i shpëtuar situatës së tyre aktuale të pasigurt.

The post “E vështirë për ata?”, Maresca injoron dy yjet e ekipit: Babai im ka bërë peshkatarin për 50 vjet appeared first on Telesport.