Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, vitin 2025 e ka cilësuar si vit të humbur për Kosovën.
Ai ka bërë me dije se kjo është një e vërtetë e hidhur.
Në profilin e tij në “Facebok”, Hamiti ka shkruar se Albin Kurti i ka edhe një javë kohë për të treguar nëse i ka numrat.
“Gjatë gjithë vitit 2025, Kosova është pa Kuvend që shqyrton dhe miraton ligje, e mbikëqyr punën e Qeverisë dhe kryen funksione të tjera simbas Kushtetutës së shtetit tonë. Kuvendi sivjet ka mbajtur me dhjetëra seanca për ta konstituuar veten. Kaq ka bërë. Po shkon viti, jemi më 20 tetor sot, dhe ende s’kemi Qeveri mbas zgjedhjeve nacionale të 9 shkurtit. Qeverinë po e drejton deputeti Albin Kurti, kryetar i VV-së, i cili është mandatuar së voni nga Presidentja për ta bërë Qeverinë e re. I ka mbetur edhe kjo javë për ta bërë këtë, nëse mundet. Vit i humbur për Kosovën në rrafsh institucional. E vërtetë e hidhur”, ka shkruar Hamiti.