E vërteta e Shaqirit: Interi im ishte ndërtuar keq, atje më çuan të kurohesha te një… shaman

Xherdan Shaqiri, sot lojtar i FC Basel, ka rrëfyer për “Gazzetta dello Sport” eksperiencën e tij të vështirë tek Interi: “Unë mbërrita te një nga skuadrat zikaltër më të dobëta të 15 viteve të fundit. Ishim Inter i ndërtuar keq, pa ekuilibër dhe pa kampionë. Mua më ishte premtuar se do të luaja shumë, por prisja një kontekst tjetër. Grupi ishte i mirë, edhe pse atmosfera shpesh jo pozitive. Kur humb shumë ndeshje është e vështirë”.

Shaqiri kujtoi marrëdhënien e tij me Roberto Mancinin: “Do t’i thoja që mund të më aktivizonte më shumë (qesh), por kam shumë respekt për të si trajner”.

Ai tregoi edhe një episod, kur pësoi dëmtim në Itali: “Më çuan te një shaman (shërues tradicional, mistik, jo mjek me diplomë). Më thanë se kishte kuruar edhe Ronaldon, ‘Fenomenin’. Edhe Mancini ma sugjeroi. Udhëtova një orë e gjysmë, por ishte përvojë katastrofike, nuk më vlejti për asgjë”.

The post E vërteta e Shaqirit: Interi im ishte ndërtuar keq, atje më çuan të kurohesha te një… shaman appeared first on Telesport.