Avni Zogiani, i cili është proklamuar nga Albin Kurti si ministër i ardhshëm i Arsimit, ka bërë një veprim jo të hijshëm ndaj kandidatit të AAK-së për deputet, Sali Rexhaj.
Ai ka përqeshur frizurën e zyrtarit të AAK-së.
Në profilin e tij në “Facebook”, Zogiani ka postuar një fotografi të kandidatit të AAK-së, duke komentuar flokët e tij.
“Me kët’ frizurë po çuditem si s’pate sukses”, ka shkruar Zogiani.

Zogiani duket se ka harruar që nuk kishte arritur të bëhet deputet as me Lëvizjen Vetëvendosje në vitin 2021
Më 26 tetor të vitit të kaluar, kur Albin Kurti e kishte propozuar përbërjen e qeverisë “Kurti 3”, Avni Zogiani ishte propozuar si ministër i Arsimit.










