E ulët: Burri i Albulena Haxhiut pretendon se Haradinaj po i “keqpërdor” lotët e nënë së tij për fushatë zgjedhore

Burri i Albulena Haxhiut, Alban Krasniqi, ka komentuar videon e nënës së Ramush Haradinaj, e cila duke i përmendur djemtë e saj dëshmorë e bëri me lot edhe liderin e AAK-së.

Ai ka aluduar se Haradinaj e keqpërdori mërzinë dhe lotët e nënës së tij për fushatë.

Në profilin e tij në “Facebook”, Krasniqi ka shkruar se loti i nënës së dëshmorëve mallkon dhe vret këdo që e keqpërdorë.

“Loti i nënës së dëshmorëve mallkon dhe vret këdo që e keqpërdorë, në çdo kohë, sidomos në kohë fushatash”, ka shkruar Krasniqi.