Kuvendi i Kosovës po mban seancën e jashtëzakonshme lidhur me migrimin e kosovarëve.
Edhe pse erdhi si kërkesë e deputetëve, aktualisht në Kuvendin e Kosovës janë vetëm 15 deputetë prezentë për të diskutuar mbi këtë pikë.
Dy deputetë janë nga Lëvizja Vetëvendosje, tre janë nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, dy prej Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, një nga Nisma dhe shtatë nga radhët e LDK-së.
Debati parlamentar po mbahet lidhur me zbrazjen e vendit nga të rinjtë, si rrezik që po i kanoset Kosovës që nga paslufta.
Në fillim të kësaj seancë të jashtëzakonshme, u propozua që grupet parlamentare të prezantojnë bashkërisht një rezolutë unifikuese për mbrojtjen dhe avancimin e të rinjve të Kosovës.