Një burrë i pastrehë mbeti i vdekur, pasi iu hodh benzinë dhe u vu zjarr në një sulm të pa provokuar nga një çiklist.
Sulmi i tmerrshëm ndodhi në zonën Santa Ana të Kalifornisë në fillim të prillit dhe u kap nga kamerat e sigurisë, shkruan Daily Mail, transmeton lajmi.net.
Pamjet tregojnë një burrë të pastrehë të ulur në trotuar para një biznesi të mbyllur në zonën e Rrugës 1 dhe Broadway, në periudhën e pandemisë.
I dyshuari, i cili tashmë është arrestuar, mund të shihet i veshur kokë e këmbë në të zezë dhe ta ketë fytyrën e mbuluar.