E thotë studimi: Punët e shtëpisë dëmtojnë gruan njësoj si të tymosë 20 cigare në ditë
Një studim i realizuar së fundmi për femrat ka befasuar jo pak njerëz.
Sipas studimit, punët e shtëpisë dëmtojnë gruan njësoj si të tymosë 20 cigare në ditë.
Kontakti me produktet e pastrimit të shtëpisë shkaktojnë dëm më të madh për mushkëritë e gruas, se po të tymoste 20 cigare në ditë.
Studimi u realizua në mbi 6.200 persona.
Si rezultat: Gratë që pastronin, një herë në javë, për profesion, apo në shtëpi, tregonin rënie të shpejtë të aftësisë së mushkërive, e krahasuar me konsumin e 20 cigareve në 10 po 20 vjet.
Studimi që ka nxjerrë këtë konkluzion, gjithsesi, nuk ka parë të njëjtin efekt tek burrat./noa.al/