Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pas ngjarjes që tronditi Shqipërinë, ka vizituar shumë shtëpi e familjarë që janë prekur nga tërmeti.
Mirëpo, në një video nuk kanë munguar as skandalet e tij, duke iu bërë videot virale nëpër rrjete sociale.
I tillë ishte videoja e fundit që ai ka publikuar, video kjo që shokon të gjithë, pasi gjuha e kryeministrit është skandaloze.
Rama në shihet teksa përqafon disa fëmijë, mirëpo njërin e veçon duke ia tallur veshët.
“Uh si i paske veshët…”, i thotë Rama fëmijës.
Ndryshe, kryeministri shqiptar është i shquar për sjellje arrogante ndaj qytetarëve shqiptarë, e këtë nuk e la anash as në rastin kur ata ishin të prekur nga tërmeti.