E sikletshme | Peci që iu dha grante bashkëpartiakëve të tij dhe familjarëve të Fitore Pacollit krenohet për punën e tij në ministri të Bujqësisë

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka vazhduar të lavdërohet me 300 milionë euro, që tash e disa herë thotë se i menaxhoi më së miri si drejtues i këtij dikasteri.

Peci gjatë një tubimi të partisë “Guxo”, ftoi qytetarët e mediat që ta shohin si e menaxhoi ministrinë, pëër të cilën u shpreh se është “libër i hapur”.

“300 milionë euro menaxhim, përkrahje, 120 mijë përfitues, për secilin cent dihet adresa.

Publikisht i ftojmë që të gjithë, Ministria është libër i hapur për secilin qytetar, gazetar të njëmend që do ta vërtetojë të vërtetën, ministria që në drejtor është libër i hapur, dhe mund ta shohë se si është menaxhuar” – tha ai, transmeton Nacionale.

Kujtojmë se së fundi, pikërisht ministrit Peci i dolën në pah dy grante që ua dha familjarëve të deputetes, Fitore Pacolli, secila nga këto në vlerë të gati 100 mijë euro.

Vetëm pas raportimeve në media, Peci pezulloi dhënien e granteve.