E sikletshme: Murati flet në emër të BE-së, kur vetë BE-ja nuk e njeh për “Ministër” në bazë të Aktgjykimit të Supremes

Hekuran Murati ishte ‘sebepi’ i përcaktimit me verdikt gjyqësor nga Gjykata Supreme për “papajtueshmërinë” kushtetuese të të mbajturit dy pushtete: legjislativ dhe ekzekutiv. Një Udhëzim Administrativ i tij u rrëzua mbi premisa kushtetuese se zyrtari i Vetëvendosjes në kundërshtim me rendin kushtetues dhe juridik po ushtronte pozitën e Ministrit duke u pasë zgjedhur deputet, mandati i të cilit kishte filluar me t’u certifikuar rezultatet zgjedhore nga Komisioni Qendror Zgjedhor. Aktgjykimi i Supremes, final dhe i pa-ankimueshëm, kishte kristalizuar atë që lexohej me sy të thjeshtë në Kushtetutën e Kosovës. Ky Aktgjykim i Supremes u lexua nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë. Dhe, me t’u lexuar, u shkrua një letër nga ana e unionit njëzet e shtatë shtetësh evropianë drejtuar Qeverisë në Detyrë: se nuk u vimë në zyre, dhe baza e këtij veprimi, Aktgjykimi i Gjykatës Supreme dhe Neni 71 i Kushtetutës së Kosovës. “Vizitorët e nivelit të lartë të shteteve anëtare të BE-së dhe institucioneve të BE-së do të ndalojë takime me kryeministrin kujdestar Albin Kurtit brenda ndërtesës së Qeverisë së Kosovës deri sa një qeveri e mandatuar plotësisht të jetë në vend”, shkruhej në letrën e nënshkruar nga Aivo Orav. Dhe kjo, vijonte të argumentonte BE-ja, sepse “sundimi i ligjit” duhet të jetë baza e ndërveprimit institucional BE – Kosovë, sepse “thelbësore që angazhimet tona institucionale të jenë plotësisht të harmonizuara me kuadrin kushtetues të Kosovës dhe vendimet e gjykatës më të lartë të saj”.

Dy muaj më vonë: Hekuran Murati, ish-ministër dhe ish-deputet i Vetëvendosjes, e mori mundin dhe të drejtën të flasë në emër të BE-së për se çfarë kanë menduar ata për mosvotimin e marrëveshjeve ndërkombëtare në Kuvend të Kosovës, pa pasur fare qeveri të zgjedhur. Kuvendi i Kosovës, kushtetuetshmërisht, gjënë e parë pas konstituimin e ka zgjedhjen e qeverisë, dhe në rast të moszgjedhjes së qeverisë: shpërbëhet Kuvendi dhe shkohet në zgjedhje të reja. Por, Murati pretendon se BE-ja ka qenë e mendimit se mund të votohen thjesht-ashtu.

“Në javën që lamë pas, isha në Ministerialin për Planin e Rritjes së BE-së të mbajtur në Tiranë, në kuadër të samitit të liderëve të rajonit. Në bisedë e sipër me zyrtarë të lartë nga BE dhe institucione tjera ndërkombëtare, e kisha shumë të vështirë t’a sqaroja se pse në Kuvend opozita nuk e kishte ratifikuar Planin e Rritjes së BE-së prej 880 milionë eurove. Për ta, ky veprim i opozitës sonë për të mos e votuar Planin e Rritjes së BE ishte i thjesht i pakapshëm”, shkroi Hekuran Murati në Facebook.

Nga Bashkimi Evropian nuk janë deklaruar publikisht as për këto pretendime të Muratit që flet në zëdhënie të tyre, por as një deklarim i kësaj natyre nuk ka ndodhur gjer tash.

Doarsa Kica-Xhelili e Lidhjes Demokratike të Kosovës i reagoi Muratit se “gjëja më e pakapshme” për BE-në do të ishte vetë ai “me qeverinë ilegjitime të cilës i takon”.

“Dëgjojeni bre😂! A i tregove atyre që mban pozite ministrore edhepse Gjykata Supreme të ka thënë që s’ke të drejtë? A i tregove që krenoheni kur shkelni Kushtetutën? A i tregove që gjykatat dhe prokurorinë e sulmoni kur ju hetojnë, por i citoni kur marrin vendime në favor tuajin? A i tregove që mundoheni të krijoni komisione parlamentare pa formuar qeverinë, pavarësisht që komisionet s’mund të formohen pa u përcaktuar pozita dhe opozita?”, tha ajo.“A i tregove që mbi 40 seanca i keni mbajtur në insistim për votim të fshehtë në shpërputhje me Kushtetutën? A i tregove që 8 muaj keni insistuar që keni numra, për t’u dëshmuar DY herë që nuk i keni?”

“E keni mundur të mos gënjeni, me ç’rast do të shkonim menjëherë në zgjedhje, e tashmë do t’a kishe një qeveri legjitime që do t’i votonte të gjitha këto? Sepse po t’ia thoje këto, jo vetëm që do ta kuptonin pse nuk u votua, por gjëja e vetme e pakapshme do të mbesje ti me qeverinë ilegjitime të cilës i takon”, përfundoi Kica-Xhelili.

 

Mot i ndryshueshëm në javën e ardhshme: Diell, vranët dhe me shi Instituti Hidrometeorologjik e ka publikuar parashikimin e motit për pesë ditët e ardhshme. Sipas IHMK-së, moti gjatë javës parashihet të jetë i ndryshueshëm, me intervale të shkurta me diell, i vranët dhe me shi, transmeton Klankosova.tv. E hënë Moti i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale: 0-3°C Temperaturat maksimale: 5-9°C Era: Kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-4m/s. E martë Mot kryesisht i vranët. Temperaturat minimale: 0-2C Temperaturat maksimale: 8-11° Era: nga jugperëndimi, me shpejtësi 1-5m/s E mërkurë Moti kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga shiu. Temperaturat minimale: 3-5 °C Temperaturat maksimale: 10-13°C Era: kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-5m/s. E enjte Mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu. Temperaturat minimale: 1 deri 3°C Temperaturat maksimale: 4-6°C Era: nga veriperëndimi , 1-4 m/s E premte Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat vende-vende mund te sjellin riga lokale shiu. Temperaturat minimale: -1 deri 2°C Temperaturat maksimale: 4-6°C Era: e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit. Jo vetëm në fushë, derbi i Milanit pritet të zhvillohet edhe për shërbimet e yllit të Serie A Read more