Napoli do të presë sonte në mbrëmje Juventusin në “Diego Armando Maradona”, për javën e 15-të në Serie A. Napolitanët vijnë pas kualifikimit për në çerekfinalet e Kupës së Italsië në mesjavë, ku eliminuan Cagliari-n nga pika e bardhë e penalltisë.
U deshën plot 20 penallti, për të përcaktuar fituesin në këtë përballje dhe që në fund ishte Napoli. Një nga lojtarët që ekzekutuan saktë penalltinë ishte edhe portieri Vanja Milinković-Savic. Fuqia e goditjes së portierit ishte aq e fortë, saqë sipas ekspertëve mendohet që shpejtësia e topit të ketë qenë 130 km/h.
Nuk kishte si të ndodhte ndryshe dhe një penallti e tillë sigurisht që do të bëhej virale.
🇷🇸😮💨 Napoli goalkeeper Vanja Milinković-Savić (28) with a great penalty in the Coppa Italia. 🚀 pic.twitter.com/cksvrOGlql
— EuroFoot (@eurofootcom) December 5, 2025
The post E “shpoi” rrjetën, penalltia e portierit të Napolit bën xhiron e botës (video) appeared first on Telesport.











