E shkarkuan Ten Hag pas vetëm 2 ndeshjesh, drejtuesit e Bayer Leverkusen “shokojnë” me arsyet

Bayer Leverkusen ka vendosur të ndahet menjëherë me trajnerin Erik ten Hag, i cili mbërriti në klub vetëm dy muaj më parë. Stërvitjet do të drejtohen përkohësisht nga stafi i tij ndihmës deri në emërimin e trajnerit të ri.

Drejtori sportive, Simon Rolfes, deklaroi: “Nuk ishte një vendim i lehtë dhe askush nuk e dëshironte. Megjithatë, javët e fundit treguan se ndërtimi i një ekipi të suksesshëm me këtë kombinim nuk ishte i realizueshëm. Besojmë shumë në cilësinë e organikës sonë dhe do të bëjmë gjithçka për ta vazhduar zhvillimin në një konfigurim të ri”.

Edhe presidenti Fernando Carro e pranoi vendimin e vështirë: “Të ndahesh kaq herët me trajnerin është e dhimbshme, por e domosdoshme. Primare për ne mbetet arritja e objektivave, ndaj për këtë duhen kushtet më të mira në çdo nivel”.

Ten Hag largohet pas startit zhgënjyes, me vetëm një pikë në dy ndeshjet e para të Bundesligës, dhe përplasjeve të brendshme mbi lojën dhe menaxhimin e skuadrës. Leverkusen tani kërkon stabilitet dhe rikthim të konkurrueshmërisë në Bundesligë.

The post E shkarkuan Ten Hag pas vetëm 2 ndeshjesh, drejtuesit e Bayer Leverkusen “shokojnë” me arsyet appeared first on Telesport.