E rrezikshme: Pesë persona gjuajnë me armë zjarri në Prishtinë, arrestohen nga policia

Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona në Rrugën e Gjilanit, në Prishtinë, nën dyshimin për përfshirje në një incident me të shtëna me armë zjarri.

Sipas njoftimit zyrtar, njësitë policore kanë ndërhyrë menjëherë në vendin e ngjarjes. “Zyrtarë policorë nga Stacioni Jugu dhe Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit kanë arrestuar katër persona të dyshuar dhe kanë sekuestruar armët e përdorura në këtë rast”, thuhet në njoftim.

Më pas, policia ka identifikuar dhe arrestuar edhe personin e pestë, nga i cili është konfiskuar një armë zjarri.

Të dyshuarit, pas intervistimit dhe në koordinim me Prokurorin e Shtetit, janë dërguar në mbajtje për 48 orë për disa vepra penale.