E rrallë, mbi 50 anëtarë të një familje dhurojnë gjak për 11 vjetorin e pavarësisë (foto)

Qytetarët e Kosovës tash e 11 vite, shprehin në forma të ndryshme gëzimin për shtetin e pavarur, sovran dhe demokratik.

Një mënyrë më interesante e ka përzgjedhur familja Klinaku nga Komuna e Vushtrrisë.

Mbi 50 anëtarë të familjes Klinaku nga fshati Bivolak i Vushtrrisë, sot janë mbledhur për të dhuruar gjak vullnetarisht.

Ata bën një gjë të tillë me rastin e 11 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, duke iu përgjigjur pozitivisht thirrjeve dhe kërkesës për dhurim të gjakut.