E rëndë për familjen e 12-vjeçarit që humbi një ditë më parë, gjendet i pajetë sot

Është gjetur në shtratin e lumit të Valbonës, në vendin e quajtur Ura e Dragobisë, trupi i pajetë i 12 vjeçarit nga Tropoja i cili u shpall i humbur një ditë më parë nga familja.

Vogëlushi kishte shkuar për të peshkuar 200 metra larg banesës, në lumin Valbonë, por është mbytur.

Nga hetimet e deritanishme, dyshohet se vdekja e tij ka ardhur në mënyrë aksidentale.

Policia po heton më tej për të zbardhur ngjarjen e plotë.