Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një të riu ka ndodhur mbasditen e sotme në aksin rrugor Shkodër -Lezhë.
Burime për JOQ Albania bëjnë me dije se viktima po udhëtonte me motor, teksa është përplasur nga një automjet që lëvizte me shpejtësi pranë karburant “Kastrati”, në dalje të Shkodrës.
Sipas dëshmive të qytetarëve, ambulanca ka mbërritur në vendngjarje dhe e ka marrë të riun, por ai nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të rënda dhe për pasojë ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes tragjike.