Gjatë ditës së sotme, një 82 vjeçar është gjetur i vdekur në veturën e tij e cila ishte përfshirë nga flakët në fshatin Leshan të Suharekës.
Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi i cili ka treguar se i ndjeri ishte i djegur tërësisht me gjithë veturën në vendin e ngjarjes.
Ndërkohë Klankosova.tv mëson se viktima është babai i Prokurorit në Departamentin e Përgjithshëm në Prokurorinë e Prizrenit, Musli Gashit.