E rëndë: Gjendet i vdekur burri nga Lipjani që u raportua i zhdukur dje

Enver Bajraktari që u raportua i zhdukur të dielën në Lipjan, është gjetur i vdekur.

Kështu kanë konfirmuar për Klankosova të afërm të të ndjerit.

Akoma nuk dihen detajet se ku është gjetur viktima dhe në çfarë rrethanash ka humbur jetën.