E quanin “të papërshtatshëm”; Chivu me 50 ndeshje ka fituar Interin dhe interistët

Cristian Chivu ka arritur shifrën e 50 pankinave. Pas tij ka trajnerë me qindra ndeshje, tituj dhe yje të menaxhuar. Chivu, pasi shpëtoi Parmën nga rënia në Serie B, sot është në garë për titullin, duke rivalizuar me Milanin dhe Napolin. Për të do të ishte rekord; titulli i parë në sezonin e parë të plotë si trajner.

Ka ende të meta; shpërqendrime në minutat finale dhe vuajtje në përballjet direkte (humbje me Juventusin, Napolin dhe Milanin), limite që ekzistonin edhe sezonin e kaluar me Inzaghin në stol, por të mos harrojmë: janë vetëm 50 ndeshje. Me 70 ndeshje, zgjidhjet mund të vijnë.

“Nuk është i përshtatshëm për Interin”, thuhej verën e shkuar, pas largimit të Inzaghit. Marotta dhe Ausilio patën guximin të zgjedhin një zemër interiste. Botërori i Klubeve doli dinjitoz; tani Interi kryeson Serie A. Chivu ka fituar edhe për imazhin: qetësi, edukatë dhe gjuhë e saktë komunikimi.

Bilanci i 50 pankinave të tij: 36 në Serie A, 8 në Champions, 4 në Botërorin e Klubeve, 1 në Kupën e Italisë, 1 në Superkupë. Janari mbyllet me kreun dhe vetëm një humbje, ndaj Arsenalit. Chivu, trajneri i muajit nga ‘Lega Serie A’, duket gati për shkurtin.

The post E quanin “të papërshtatshëm”; Chivu me 50 ndeshje ka fituar Interin dhe interistët appeared first on Telesport.